RRETH PADAM BOUTIQUE HOTEL & RESTORANT

Padam Boutique Hotel dhe Restorant, i pozicionuar ne nje vile klasike ne zemer te Tiranes, eshte nje pike referimi unike per Kryeqytetin Shqiptar. Koncepti i Padam eshte themeluar mbi vizionin e nje lloj arratisjeje urbane, e krijuar eskluzivisht per miqte dhe e fokusuar ne ofrimin e nje eksperience luksoze dhe unike. Dhomat e ngrohta, te larta dhe mikpritese te viles, oazi shumengjyresh i kopeshtit rrethues dhe verandes, perbejne nje eksperience ideale ne Padam per cdo stine, gjate gjithe vitit.

Padam Boutique Hotel kombinon elegancen e stilit Viktorian me dizajnin e brendshem modern, fasilitetet dhe sherbimet, per te krijuar nje ambient luksoz dhe te mrekullueshem. Dhomat tona jane plot drite dhe te rrethuara nga nje kopesht i mrekullueshem.

Padam eshte destinacioni i duhur per adhuruesit e ushqimit. Shefi yne, Fundim Gjepali, i perzgjedhur si nje nder 10 Shef-at e huaj me te mire ne Itali, ka zgjedhur me mjeshteri nje menu e cila permbush shijet e te gjithe klienteve tane. Menu-ja jone sjell sofistikimin e kuzhines mesdhetare dhe liste vererash te perzgjedhura.

Kopeshti i Padam rrethon Restorantin dhe Lounge Bar gjate muajve te nxehte, duke kombinuar nje elegance te thjeshte me nje ndricim te lehte dhe klimen e bute te Shqiperise. Lounge Bar i Padam ndodhet ne nje kopesht me hapesire te gjere. Eshte vendi perfekt per te kaluar nje mbremje te kendshme ose nje pasdite clodhese nen tingujt e nje muzike te zgjedhur. Bari ofron pije klasike, koktejle kreative si dhe argetime te tjera ne dizajnin e tij modern te rinovuar rishtazi. 

Kendi i Veres me ekspertet tane someliere do t’ju prezantojne me zgjedhje te rafinuara.

Padam eshte gjithashtu vendi ideal per festa private, takime dhe evente biznesi.

Perfshihuni ne eksperiencen e Padam.